Napolitano: Incidenti në "Times Square", rast i izoluar
Tentativa për atentat me një veturë me eksploziv në qendër të Nju Jorkut përbën një akt të izoluar, deklaroi sot sekretarja amerikane për Sigurinë e Brendshme, Janet Napolitano.
"Nuk kemi asnjë element që të na bëjë të besojmë se nuk kemi të bëjmë me një akt të izoluar", deklaroi Napolitano për stacionin televiziv "ABC". Një veturë e mbushur me eksploziv dhe që mund të shkaktonte një ngjarje shumë të rëndë, u gjend dje në mbrëmje në "Times Square"' në Nju Jork.
Policia njujorkeze evakuoi dje në mbrëmje ndërtesat që ndodhen në zemër të Nju Jorkut pas alarmit për praninë e një makine të dyshuar, ku mendohej se ndodhej një bombë. Policia mbylli rrugët që rrethojnë këtë lagje që frekuentohet veçanërisht nga turistët.