E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria miraton pr.buxhetin 2012 dhe 30000 punonjës rezervë

ATHINE-Parlamenti grek shqyrton dhe voton sot projektligjet e miratuara nga qeveria në mbledhjen e pasdites së djeshme.
Mbrëmë qeveria greke miratoi projektbuxhetin e vitit 2012, siç u ra dakord në bisedimet me ekipin e Trojkës. Duke përfshirë edhe masat që u morrën për vitin 2011, parashikohen 6.6 miliardë Euro kursime, në sajë të të shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave. Pritet që për vitin 2011 deficiti të jetë 8.5% e GDP-së dhe për vitin 2012 të shkojë në 6,8% të GDP-së.

Ndërkaq sa i përket sistemit të punës në rezervë (dispozicion), qeveria e miratoi propozimin e komiteit ndërministror. Kriteri për statusin e punës rezervë është paraprirë nga mosha, pra do të përfshihen ata që janë mbi 60 vjec dhe janë rreth 2 vjet pranë daljes në pension.
Deri 30 000 përllogaritet numri i punonjësve që do të largohen nga sektori publik deri në fund të vitit 2011.
Rreth 20 000 prej tyre do të kalojnë në regjim rezervë dhe 7 000 – 8 000 do të pushohen nga puna duke iu dhënë dëmshpërblim. Përfitimi i përgjithshëm nga zbatimi shkurtimeve është 300 milionë euro për vitin 2012.
Si kriter bazë për largimet u vendos ai i moshës së pensionimit, shumica janë të moshës mbi 60 vjeç dhe për 1-2 vjet do të dilnin në pension. Këta tashmë do të paguhen me 60% të rrogës dhe kur të përfundojë regjimi i rezervës do të marrin pension të plotë.
Faza e dytë e riorganizmit të sektorit publik ka të bëjë me dyvjeçarin 2012-2014, ku gjithë punonjësit do të testohen nga këshilli i lartë i përzgjedhjes së personalit dhe ekspertë të Bashkimit Europian dhe gjithë ata që nuk do të kalojnë testin, do të vendosen në regjimin e rezervës së punës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›