Portugali: Rritet numri i falimentimeve të firmave

Në Portugali, vend i eurozonës i zhytur në borxhe, gjithnjë e më shumë firma janë të detyruara të shpallin falimentim.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Lisbonë numri i falimentimeve në tremujorin e parë në krahasim me tri muajt e një viti më parë u rrit me 60% në rreth 2200.
Për ta luftuar futjen e thellë në borxhe, Portugalia po zbaton një program të rreptë kursimesh dhe rimëkëmbjeje.
Për shkak të këtyre masave, ekonomia e vendit më të varfër të Evropës Perëndimore pritet të shënojë këtë vit një rënie prej 2,2 përqind. Ndërkohë edhe kuota e papunësisë është në 12 përqind.