Greqi, qeveria voton unanimisht për referendumin
ATHINE- Qeveria greke mbështet vendimin e kryeministrit Papandreu për zhvillimin e një referendumi popullor për zbatimin ose jo të marrëveshjen e re të kredisë. Qeveria greke votoi propozimin e Papandreut gjatë një mbledhjeje maratonë që filloi mbrëmë rreth orës 20 00 dhe përfundoi në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas deklaratës zyrtare të miratuar unanimisht, kabineti ra dakord për një referendum dhe shprehu mbështetjen e plotë për procesin për votën e besimit në qeverinë. Mbledhja e qeverisë diskutoi edhe mundësinë e përshpejtimit të kohës së zhvillimit të referendumit, në fund të këtij viti, por detajet e kësaj cështjeje do të diskutohen nga komiteti i ministrave.
Gjatë mbledhjes pati edhe pyetje për sqarime nga ministrat e kabinetit lidhur me referendumin. Kryeministri Papandreu bëri të qartë se nuk ka asnjë mënyrë për ta ndryshuar "planin" e njoftuar të hënën, duke shtuar se të gjithë do të gjykohen të premten.
Votëbesimi i qeverisë në Parlament do të zhvillohet të premten në mesnatë me votim të fshehtë. Një “shok” ndërkombëtar dhe qindra tituj negativë në shtyp, ka shkaktuar njoftimi i Papandreut për të kryer një referendum mbi marrëveshjen e kredisë të re. Tregjet ndërkombëtare, të cilat festuan marrëveshjen e BE, dhe tregu grek i aksioneve ranë, për shkak të pasigurisë rreth euros, që shkaktoi frika e një "JO"-je në referendum.
Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy i kanë bërë thirrje kryeministrit grek për një shpjegim në takimin e G20, në Kanë, ndërsa FMN dhe Brukseli, edhe pse në tone të ndryshme, kanë paralajmëruar se kësti i famshëm i kredisë për Greqinë ka mbetur tashmë "në mes të rrugës".
FMN ka shprehur shqetësim se deklarata e kryeministrit të Greqisë, ngjall pasiguri për zbatimin e marrëveshjes së 27 Tetorit. Sipas FMN , vendimi ngre probleme teknike për lirimin e këstit të gjashtë të kredisë për Greqinë, që ishte parashikuar të lëvrohej ditët e para të Nëntorit.
Sot pasdite në Kanë, ku janë mbledhur liderët e G20, do të zhvillohet një takim Merkel-Sarkozi-Legarde për diskutimin e situatës së krijuar. Vendimi i Kryeministrit për të kërkuar votëbesimin nga parlamenti dhe njoftimi i tij për një referendum mbi marrëveshjen e re të kredisë, çoi edhe në zhvillime të shpejta politike brenda vendit por edhe brenda PASOK. Një deputete e PASOK u largua, dy të tjera kërkuan krijimin e një qevërie shpëtimi, 6 anëtarë të partisë PASOK kërkuan dorëheqjen e Papandreut, ndërsa opozita ripërsëriti kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
(m.a/BalkanWeb)