E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me bomba molotov revistës franceze, ironizoi Muhamedin

FRANCË- Një revistë satirike franceze, e cila një ditë më parë ironizoi profetin Muhamed, duke publikuar një editorial me “autorësinë e profetit Muhamed”, është sulmuar me bomba. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

Sipas policisë franceze, zyrat e revistës “Charlie Hebdo” janë shkatërruar sot dhe sulmi vjen vetëm një ditë pasi u publikua editoriali në fjalë.

Kryeredaktori i kësaj reviste deklaroi pas sulmit se shkrimi i botuar kishte për qëllim të shënonte fitoren e një partie islamike në zgjedhjet e ardhshme në Tunizi.

Ai është cituar të ketë thënë se: " Ne tani nuk kemi më një revistë, të gjitha pajisjet tona janë shkatërruar."

Sipas policisë për shkatërrimin e zyrave është përdorur një bombë molotov.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›