Greqi, rebelohen emigrantët si pasojë e keqtrajtimeve
Kryengritje në kampet e përqendrimit për keqtrajtime të emigrantëve nga policia
Keqtrajtimet e herëpashershme të emigrantëve si dhe rebelimi tyre në këto kampe duhet që të shqetësojnë jo vetëm organet dhe dikasterin përkatës, por tashmë edhe vetë qeverinë Jorgo Papandreu, që në teori mendohet se është në krah të emigrantëve, ndërsa në praktikë veprohet ndryshe. Keqtrajtimi i një të riu në kamp nga policia pak çaste mbas largimit të zv/ministrit Spiro Vuja që u ka kërkuar falje këtyre emigrantëve për tmerret që po vuajnë në këto kampe. Në këtë drejtim, politika e emigracionit në Greqi duket si një politikë e parapërcaktuar, ku çdo njeri mund të veprojë si do mbi trupin e pambrojtur të emigrantëve. Ende pa kaluar ditë nga vdekja e një të riu nga keqtrajtimet e policisë, një keqtrajtim tjetër po nga ky organ ripërsëritet këtë radhë mbi trupin e një fëmijë 17 vjeçar para syve të emigrantëve nga Iraku, Irani dhe Afganistani. Bëhet fjalë për emigrantët azilkërkues dhe jo ekonomik, që po i japin një tjetër shqetësim qeverisë së re të Georgeo Papandreut.
Emigrantët e paligjshëm që mbahen në kampin e përqendrimit në Pagani në ishullin Mitilinit janë ngritur ditën e hënë në një kryengritje për shkak të keqtrajtimeve nga ana e policisë, si dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës. Nuk është hera e parë që emigrantët rebelohen për përmirësimin e kushteve të jetesës si dhe për keqtrajtimin nga ana e policisë greke që me sa duket do ta shqetësojë akoma më shumë qeverinë e re të Jorgo Papandreut. Kjo kryengritje ndodh pikërisht tre ditë më pas kur ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Mihalis Krisohoidis largoi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të policisë, Cituras, për keqtrajtimin e qytetarëve grek. Një largim i kërkuar nga vetë ministri nuk ka bërë akoma të mundur që të harrohen për një çast keqtrajtimet e emigrantëve nga ky organ shqetësues.
Rebelët e vegjël ( fëmijë i kanë venë zjarrin dyshekëve duke shkatërruar gjithçka e më pas kanë dalë në oborrin e kampit për të protestuar kundër dhunës dhe keqtrajtimit policor.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve të cilët kanë parandaluar përhapjen e zjarrit. Forcat e ruajtjes së rendit janë futur brenda kampit për të patur nën kontroll situatën.
Rreth 5800 emigrantë të paligjshëm mbahen në mënyra tragjike në kampet greke me të vetmen arsye se janë futur në Greqi pa dokumente. Mbajtja e tyre në këtë kampe mbahet në një kohë kur Greqia ka firmosur një marrëveshje të ashtuquajtur Dublini 2 më 2007, ku shpreh qartë se emigrantët e paligjshëm nuk duhet të mbahen në kampe por të kthehen menjëherë për në vendet e tyre, gjë që grekët për motive të panjohura ngurojnë ta zbatojnë këtë marrëveshje. Duhet të theksohet se nga dhuna e organeve të policisë kanë mbetur invalidë shumë emigrantë shqiptarë si dhe janë vrarë mbi 60 të tjerë. Lidhur me këto vrasje, asnjë polic nuk i është nënshtruar gjykimit të drejtësisë vendase.
Ministri aktual Krisohoidis pak ditë më parë pati deklaruar se do të lironte 1200 prej tyre, gjë që derimë sot ka mbetur vetëm deklarim dhe asgjë tjetër. Lidhur me këto keqtrajtimet e policisë flitet se kanë filluar hetimet nga vetë kreu i ministrisë. Por a mjafton kjo?...
Shpëtim Zinxhirija, Athinë