Feja “detyron” Ramën dhe Metën të shtrëngojnë duart
Duket se një konferencë për fetë i ka detyruar dy “hasmit” politik të takohen. Meta i ka zgjatur dorën i pari liderit socialist, pak momente para se të niste takimi. Dy liderët janë në të njëjtin panel për dialogun fetar.
Nuk dihet ende nëse ky do të jetë një fillim i ri politik, në këto momente kur Rama dy kundërshtarët kryesorë ka Ilir Metën dhe Sali Berishën, për të cilët nuk i ka kursyer akuzat nga më të rëndat. Ky takim vjen në një moment, kur Kuvendi i Shqipërisë është në krizë, për shkak se 65 deputetët e Partisë Socialiste nuk marrin pjesë në seanca.
A mos ndoshta ky është hapi i parë i nisjes së një dialogu politik, që do të vijojë me të tjera takime? Gjithsesi, kjo pyetje do të ketë përgjigje ditë më vonë.