E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, serish protesta para parlamentit

Ne Greqi vazhdojne edhe sot per te trembedhjeten dite protestat kunder politikave te qeverise. Studentet dhe liceistet, te ndare ne dy grupe, i jane drejtuar serish parlamentit.

Protesta u paralajmerua gjate manifestimit te djeshem ne Akropol, ku pjesemarresit bene thirrje edhe per manifestime solidariteti ne Europe.

Nje episod i ndodhur mbremjen e djeshme ka sherbyer per te rritur tensionin ne vend. Nje 16-vjecar, bir i nje sindikalisti, eshte plagosur me nje plumb, ndersa bisedonte me miqte ne nje rruge kembesoresh prane shkolles se tij ne Peristeri, periferi e kryeqytetit Athine. Ministria e Arsimit ka nisur hetimet.

Nuk dihet si plumbi ka prekur adoleshentin, pasi prane vendit ku ndodhi ngjarja, nuk shiheshin police.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›