E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski: Ndarja e Kosoves, rrezik per rajonin

Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski ka deklaruar se opsioni i ndarjes etnike te Kosoves perben nje rrezik per te gjithe rajonin e Ballkanit.

Duke mbajtur fjalimin vjetor ne Kuvendin e Shkupit, kreu i shtetit maqedonas i ka bere thirrje bashkesise nderkombetare qe te mbaje parasysh kete fakt.

“Ndarja e Kosoves ne linja etnike mund te sjelle pasoja te renda per rajonin. Ngjarjet e fundit qe jane regjistruar ne veri te Kosoves jane teper shqetesuese”, ka pohuar Cervenkovski.

Presidenti ka theksuar se me njohjen e pavaresise se Kosoves, Maqedonia ka pranuar realitetin e ri ne rajon dhe ka shtuar se tani objektiv i vendit te tij eshte normalizimi i marredhenieve me vendet fqinje, ne vecanti me Serbine.

Ndersa duke iu referuar zhvillimeve te fundit ne Maqedoni, Cervenkovski ka nenvizuar se, “vendi nuk ka alternative tjeter pervec integrimit ne NATO dhe BE.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›