E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sherr mes shqiptarësh, vritet një 24-vjeçar

Foto nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një 24- vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur një ditë më parë në një fshat të zonës së Pellas në Greqi.

Si i dyshuar për vrasjen e tij është një tjetër shqiptar, 30 vjeç, ende i paidentifikuar.  Siç është bërë me dije nga autoritetet policore greke, të dy bashkëkombasit kishin konsumuar një sasi të madhe alkoli në një bar.

Pas kësaj, për shkaqe ende të pasqaruara, 30-vjeçari ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur 24-vjeçarin disa herë në gjoks dhe bark.

Ka qenë vetë autori i vrasjes, i cili i ka telefonuar punëdhënësit të shqiptarit të vrarë, duke i treguar edhe vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Sipas policisë, autori i krimit është një emigrant i paligjshëm në Greqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›