E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, Karaxhiç nis sot mbrojtjen në gjykatë

Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiç pritet që sot të fillojë mbrojtjen e tij ndaj akuzave për genocid dhe krime të tjera në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë.

Radovan Karaxhiç, i akuzuar për genocid lidhur me masakrën e afro 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, thotë se nuk është fajtor lidhur me akuzat.

Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Hagës ka filluar në vitin 2009. Tashmë gjykata e ka hedhur poshtë një kërkesë të tij për proces të ri.

Karaxhiç është arrestuar në vitin 2008, 13 vite pas akuzave të para për orkestrimin e krimeve serbe gjatë luftës në periudhën 1992-95 në Bosnjë Hercegovinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›