Mbytja në Vjosë e 19-vjeçarit, familjarët: Gjeni trupin e pajetë të djalit
PËRMET - Prindërit e 19-vjeçarit Emiljano Xhani, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik, bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e trupit të pajetë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 23 qershorit, kur adoleshenti ishte duke udhëtuar së bashku me shokun e tij, Valter Dosti me kamion. Humbja e kontrollit të mjetit nga Dosti ka bërë që kamioni të përfundojë në ujërat e lumit të Vjosës. E ndërsa drejtuesi i mjetit mundi t'i shpëtonte aksidentit tragjik, djali i familjes Xhani u zhduk në ujërat e Vjosës. Që prej dymbëdhjetë ditësh familja Xhani ka hapur dyert e mortit. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", babai i viktimës, Bardhyl Xhani tregon se u neglizhua në lidhje me kërkimet për gjetjen e trupit të djalit të tij.
Zoti Bardhyl çfarë ndodhi më 23 qershor?
Ne ishim në shtëpi, ndërsa Emiljano kishte shkuar me shokun e tij, Valter Dosti në Fier. Dosti punon si shofer transporti dhe im bir udhëtonte shpesh me të. Nuk dinim se çfarë kishte ndodhur, deri kur trokiti dera dhe një i njohur na njoftoi se Valteri (drejtuesi i kamionit) kishte bërë aksident.
Çfarë ndodhi më pas, kur morët vesh për vdekjen e djalit tuaj?
U tronditëm shumë kur morëm lajmin e aksidentit. Unë bashkë me djalin e madh u nisëm drejt vendngjarjes, sepse askush nga policia nuk na lajmëroi. Shkova në vendin ku kishte ndodhur aksidenti dhe pashë makinën e rrëzuar. Aty mësova se djali nuk ishte gjetur. Kemi gjithë këto ditë që kërkojmë në anë të lumit, me shpresën se do ta gjejmë.
A janë bërë kërkime dhe a vijojnë ato?
Ngjarja përkoi me ditën e zgjedhjeve dhe policia neglizhoi në lidhje me kërkimet për gjetjen e tim biri. Ato u ndërprenë dhe nuk ishin intensive. Deri më sot për këtë ngjarje të rëndë ende nuk është ngritur një pistë hetimi, e cila do të mundësonte edhe gjetjen e djalit.
Çfarë mund të na thoni për djalin tuaj, Emiljanon?
Ne si prindër na iku një pjesë e jetës dhe shpirtit. Emiljano ishte një djalë i qetë, që Zoti e mori më shpejt se çduhej. Këtë vit ai do të shkonte në shkollë të lartë për Fizkulturë. Ishte ëndrra e tij dhe e jona, por që mbeti në mes. Ai luante me ekipin e Këlcyrës, prej vitesh si sportist me numrin 7-të.
Cili është apeli juaj?
Ne e humbëm Emiljanon, por kërkojmë që shteti të mos na braktisë në gjetjen e trupit të tij. Të paktën të kemi një varr ku ai të prehet që t'i çojmë lule e të qajmë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)