Greqi, sindikatat paralajmërojnë protesta

Sindikatat greke kanë njoftuar greva të reja dhe mitingje pas kërkesës së ndihmave që qeveria Papandreu i bëri BE-së dhë FMN-së.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave më 27 prill është parashikuar një protestë e re, ndërsa në ditët e para të muajit maj një greve e re e përgjithshme.
Qeveria e kryeministrit Jorgo Papandreu pranoi ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar duke premtuar si shkëmbim shkurtimin e shpenzimeve publike.