Rehn: Në Maj gati ndihmën për Greqinë
ATHINE-“Jemi të gatshmëm të aktivizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur mekanizmin ndihmës për Greqinë, brenda fillimit të muajit maj. Kështu ka deklaruar komisionineri për cështjet monetare në Bashkimin Europian, Olli Rehn në Samitin e G20.
Sipas Rehn është esenciale që Greqia të veproje dhe të verë në funksion mekanizmin dhe programin ndihmës për një periudhe 3 vjecare. Ndërsa Ministri Italian i Financave, Tremonti tha se “nëse shtepia e fqinjit digjet, nuk mund të rrish duarkryq”.
Ndërkaq, dje kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaroi nga ishulli i Kastelorizos, se duke mos pasur asnjë rrugëdalje përballë situatës së vështirë ekonomike dhe spekulimit të tregjeve financiare, vendi duhej të kërkonte përfundimisht ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja. Vendimi i kryeministrit grek shihet me skepticizem nga qytetaret, te cilt sipas nje sondazhi besojne se vendi do ta kete me te veshtire nese pranon paketen ndihmese te BE dhe FMN. Para këtij vendimi, pothuajse pjesa me e madhe e sektoreve publike dhe privat ne Greqi u përfshine në një greve 2 ditore qe kundershtonte masat e rrepta ekonomike qe ka ndermarre qeveria e Papandreut per te nxjerre vendin nga kriza.
(d.b/BalkanWeb)