Greqi, sot 39 vjet nga lëvizja studentore, priten protesta
Greqia përkujton sot 39 vjetorin e revoltës së studentëve, që solli rrëzimin e diktaturës në Greqi, 17 Nëntorin e vitit 1973, ditë kur lëvizja studentore u përgjak nga dhuna e Juntës Ushtarake, e cila qeverisi Greqinë nga 1967 deri në 1974. Këto ngjarje njihen ndryshe si ngjarjet e Politeknikumit.
Kjo ditë përkujtohet çdo vit në Greqi duke vendosur lule mbi memorialin e ngritur me këtë rast dhe me protesta të mëdha.
Protestat zhvillohen në rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës dhe përfundojnë çdo vit përpara ambasadës amerikane, ku grekët denoncojnë rolin, që sipas tyre, SHBA luajti në shtypjen e lëvizjes studentore 39 vjet më parë.
Në këmbë është policia greke për të përballuar ngjarjet që mund të ndodhin, me 7000 forca policie, që do të ruajnë sigurinë në rrugë.
Furgonët dhe skuadrat e policisë kundër trazirave do të formojnë një mur mbrojtës rreth ambasadës së SHBA-së, dhe ambasadës gjermane, pas ngjarjeve që ndodhën në Selanik me konsullin dhe zëvendësministrin gjerman.
Dje mijëra athinas të të gjitha moshave, shkuan në Universitet, për të lënë një lule në memorialin e studentëve që u vranë gjatë përleshjeve, kur tanket ushtarake shtypën me gjak protestën e tyre.
7 vite diktaturë ushtarake u rrëzuan nga protestat e nisura prej studentëve dhe 17 nëntori njihet si dita e rezistencës ndaj dhunës shtetërore. 16 vetë vdiqën dhe qindra te tjerë u plagosën në ngjarjet e 17 nëntorit 1973.