E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat: Në Kosovë veprojnë mbi 20 organizata kriminale serbe

PRISHTINE- Në veriun e Kosovës të banuar me serbë veprojnë së paku 21 grupe të organizuara, për të cilat kanë dijene edhe autoritetet shtetërore, shkruan sot gazeta kosovare "Koha Ditore”.

Formacioni më i organizuar është lëvizja popullore serbe “SNP 1398”.

Një burim i gazetës i afërt me strukturat e sigurisë së Kosovës, i ka treguar “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti për të gjitha grupet aktive që funksionojnë në veri. Gjashtë të tilla i ka përshkruar në detaje. Ka treguar se kush i drejton ato, kë kanë në përbërje dhe ku e kanë selinë.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë një ditë më parë ka marrë vendim për të mos ndaluar veprimtarinë e organizatës “SNP 1398”, aktivitetet e së cilës përbëjnë problem edhe për vetë fqinjin verior të Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›