E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, sulm me bombë afër një ndërtese të një ministrie

Një shpërthim me bombë ka ndodhur ditën e premte në afërsi të një ministrije në kryeqytetin e Greqisë në Athinë. Shpërthimi i ndodhur ka thyer disa xhama të ministrisë së shtypit në Greqi, por për fat të mirë nuk ka shkaktuar asnjë viktimë ose të plagosur.
Një objekt i paidentifikuar është vendosur afër ambienteve të ministrisë rreth një çerek ore para shpërthimit të bombës. Më pas disa persona anonim kanë njoftuar me telefon dy nga mediat kryesore greke për atentatin me bombë.
Për fat të mirë policia arriti që të evakuoi në kohë personat të cilët ndodheshin në zonën e rrezikut. Deri më tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësi për këtë akt terrorist. Pjesa më e madhe e këtyre sulmeve me bomba janë marrë përsipër nga organizata të ekstremit të majtë. Sulmet me bombë janë kthyer në akte rutinë në kryeqytetin grek. Javën e kaluar me datë 9 janar një bombë artizanale shpërtheu në afërsi të ndërtesës së parlamentit grek.
Sulmet e dhunshme në kryeqytetin grek dhe në të gjithë shtetin helen filluan që të shpeshtoheshin sidomos pas një proteste në të cilën i vra një student i ri në dhjetorin e vitit 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›