E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, takim i ri Sturnaras-Trojka

Ministri i Financave të Greqisë Jani Sturnaras është takuar sot me krerët e Trojkës. Qeveria greke kërkon që të ketë takime të përditshme, të paktën deri në mbledhjen e Eurogrupit.
 

Qëllimi është që të mbyllet një “vrimë” prej më shumë se 2.5 miliardë euro për vitin 2013 e paketës së përgjithshme 13,9miliard euro. Troika vazhdon të këmbëngulë për shkurtime të tjera në pagat, pensionet dhe përfitimet si dhe ndonjë shkurtim shtesë në pensionet e OGA-së.
 

Ndërkohë, krerët e Trojkës thuhet se kërkojnë zgjidhjen e shpejtë të rasteve, nga Memorandumi, si hapjen e të ashtuquajturave profesione të mbyllura, liberalizimin e plotë të tregjeve dhe reduktimin drastik të sektorit publik nëpërmjet bashkimit dhe shkrirjes së organizatave por edhe me shkurtime të vendeve të punës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›