E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, tërmet në ishullin Zakintos

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë e shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Athinë.
 

Sipas mediave ndërkombëtare, lëkundja është shënuar në orën 04:58, me orën lokale, në jug të ishullit Zakintos, në detin Jon.
 

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 64 kilometra në jug-lindje të ishullit, në një thellësi prej dy kilometrash. Për momentin nuk ka lajme për dëme materiale dhe në njerëz.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›