E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel pro krijimit të unionit bankar europian

Kancelarja e Gjermanisë thotë se krijimi i një unioni bankar evropian mund të jetë një qëllim afat-mesëm sepse kontineti duhet të thellojë integrimet politike.

Angela Merkel tha të hënën para bisedimeve private me presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso se ata do të diskutojnë se si në mënyrë sistematike bankat e rëndësishme mund të vihen nën mbikëqyrjen e një autoriteti të përgjithshëm europian.

Propozimi qarkulloi nga Komisioni i BE-së javën e kaluar dhe do të përbëjë një garanci për depozitat e mëdha evropiane.

Kjo do të qetësojë vendet e shqetësuara nga tregjet, por vendet e pasura si Gjermania, ishin fillimisht të rezevruara për shkak të frikës se kjo mund të çojë në derdhjen e fondeve për të shpëtuar bankat e vendeve të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›