E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, transporti urbannë grevë disa orëshe

ATHINE- Në kryeqytetin grek metroja, autobuzët, tramvajet dhe trenat interurbanë kanë ndërprerë punën që prej orës 10 të mëngjesit. Greva do të zgjasë deri në orën 18. 00 ( me orën greke).

Punonjesit e transportit urban kundershtojnë projektligjin mbi strukturimin e shoqërive publike siç janë trasportet urbane, postat, shërbimet elekrike dhe industria e rëndë. Pr/ligji do dorëzohet nesër në parlament në proçedurë urgjente dhe parashikon një ulje të ndjeshme të pagave.

Javën e ardhshme është parashikuar një grevë e përgjithshme në sektorin publik dhe atë privat. Në grevë 48 orëshe do të përfshihen edhe bankat.

Votimi për miratimin e këtij projekti është parashikuar të martën në mbrëmje ndërkohë që sindikatat do të manifestojnë nëpër Athinë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›