E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, dëbora krijon probleme

ATHINË- Temperatura mjaft të ulëta, që në disa vende arrijnë nën zero, janë vërejtur sot në Greqinë Veriore, ndërkohë që në Athinë ka filluar të shkrihet dëbora e rënë dje në mbrëmje, njoftojnë burime të ndryshme.
Në ishullin Kretë, shkollat janë mbyllur për shkak të kohës së keqe, ndërsa në ishujt e detit Egje fryjnë erëra të fuqishme.
Në shërbimet zjarrfikëse janë paraqitur dhjetëra thirrje për pemë të shkulura dhe për njerëz të cilët me makinat e tyre kanë mbetur në rrugë për shkak të ngricave.
(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›