E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ulet gati me 40 % deficiti buxhetor

Greqia në pjesën e parë të këtij viti ka reduktuar deficitin buxhetor për 39.7 për qind në nivelin vjetor, ka bërë të ditur ministria greke e Financave. Kjo është më shumë se objektivi i vendosur për këtë vend të zhytur në borxhet e marra nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Banka Qendrore Evropiane, FMN-ja dhe BE-ja, siç njoftojnë agjencitë e lajmeve, kanë kërkuar nga Greqia reduktimin e deficitit buxhetor për 39.5 për qind për gjashtë muajt e parë.

Për të arritur këtë, Greqia ishte detyruar të reduktojë shpenzimet për 10 për qind, kryesisht përmes zvogëlimit të rrogave të shërbyesve civilë dhe pensioneve.
Masat qeveritare kanë shkaktuar protesta të mëdha në gjithë vendin, e më së shumti në Athinë.

BE-ja dhe FMN-ja shpëtuan Greqinë nga falimentimi në maj, pas dhënies së kredive prej 5.5 miliardë euro nga FMN-ja dhe 14.5 miliardë euro nga BE-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›