E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Kosova, e përgatitur për Asamblenë e Përgjithshme

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se vendi po përgatitet seriozisht për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do mbahet më 14 shtator.

"Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka respektuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka legjitimuar shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, presim të vijnë edhe njohje të reja nga shumë shtete të botës" citohet Thaçi në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Megjithatë deklarata nuk ka dhënë ndonjë detaj të përgatitjes së kosovarëve për këtë mbledhje të OKB-së ku deri më tani zyrtarisht vetëm Serbia ka paraqitur një rezolutë të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›