Greqi, vendi vazhdon te jete ne kaos

Nderkohe, qendra e Athines ndodhet ne nje kaos total, shume protestues kane tentuar te cajne kordonin e policise, duke shkaktuar perleshje te dhunshme.
Ne qendren e politeknikumit te qytetit jane grumbulluar mijera persona, te cilet sulmojne ata pak police qe ndodhen per te ruajtur rendin. Shumica e forcave te rendit jane perqendruar tek selia e Parlamentit.
Protesta te dhunshme ka pasur edhe ne Patra, ku 4-5 persona kane mbetur te plagosur.
Nderkohe dhuna ne fjale ka marre edhe ngjyrime politike. Partite e vogla te opozites kane tentuar te perfitojne permes protestave, por kryeministri Karamanlis, ne nje fjalim te mbajtur rreth gjysme ore me pare, u ka bere thirrje atyre qe te distancohen nga cdo akt dhune.
Ndersa lideri i opozites, Jorgo Papandreu ka bere thirrje per zgjedhje te parakohshme, duke e vleresuar si alternativen e vetme per te nxjerre vendin nga kriza.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code