Rezultatet e decentralizimit,më vonë

Procesi i decentralizimit do të fillojë të zbatohet dhe rezultatet e para të tij do të dihen në muajt e ardhshëm. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, pas takimit me ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati. Sipas Feith, me fillimin e decentralizimit të pushtetit lokal në Kosovë, synohet përmirësimi i qeverisjes lokale dhe ofrimi i shërbimeve më efikase për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, ministri Ferati deklaroi se procesi i decentralizimit do të shërbejë në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit.