Greqi, vetëvaret ish deputeti i PASOK, Tzanis

Vetëvritet ish-deputeti dhe ish zëvendësministri i Brendshëm grek, Leonidhas Tzanis. Mbrëmjen e sotme 57- vjeçari është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Volos. Mediat lokale greke raportojnë se efektivët e policisë e kanë gjetur ish-deputetin të varur në bodrumin e shtëpisë së tij.
Leonidha Tzanis ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Tzanis ka qenë i zgjedhur nga PASOK vitet 1993, 1996, 2000 dhe 2004. Emri i tij është i përfshirë në listën e 36- deputetëve të cilët janë nën hetim për përfitim të paligjshëm të parave, pastrimin e tyre dhe transferta jashtë vendit.