E Diel, 1 Nëntor 2026

90 minuta me gazetarët, Berisha: Akuzat për armët, trillime të PS-së

Përmes një konference të gjatë për shtyp Kryeministri i vendit Sali Berisha në bashkëbisedimin e përmuajshëm me gazetarët ka përshkruar të gjithë çeshtjet e rëndësishme të debatuara në politikën shqiptare. Përsa i përket çeshtjet së bllokimit të ligjeve me 3/5, shefi i maxhorancës duke akuzuar Ramën për pazar tha se do presë vendimin e gjykatës.
 

“Cfarë kërkon ai që ato që ka hedhur poshtë Gjykata e Lartë ti hedh poshtë. Rama kërkon mocionin aktual të qarkut të Fierit, pasi 50 këshilltarët nuk të votojnë ty, por ai kërkon tek unë pazar, sic bënte hap kutitë të liberalizohen vizat. Jam i vendosur të respektoj cdo vendim gjykatash, por parime themelore nuk shkelen. Në ligjet për vendorët në dy nene, sanksionohet të drejtën e këshillave të bashkive dhe komunave për të zgjedhur dhe shkarkuar përfaqësuesit në këshillin e Qarku. Ai përdor këto si pretekst”,- theksoi Berisha.
Berisha për herë të parë ka folur edhe për çeshtjen e akuzave për trafik armësh nga PS.
 

“Është një fushatë e organizuar, e strukturuar shpifjesh, trillimesh banale ndaj një institucioni që përfaqëson vendin me dinjitet edhe në zonat më të nxehta ku vendi operon. Në rast se e keni ndjekur për 2 muaj rresht shpifën dhe trilluan se është përgjuar opozita e amabasadat dhe nuk sollën dot dhe as një fakt të vetëm. E vërteta është krejt tjetër, këtyre iu djeg shumë tregtia transparente se kanë histori lyerjesh dhe përlyerjesh në trafiqe, të përfolura dhe të denoncuara, të shumllojshme. Botimi i dokumentave të klasifikuara për llogari të atyre që i paguajnë, ata që e bëjnë kryejnë vepër penale, do përgjigjen para ligjit. Tregtia e armëve është legjitime. Ata që veprojnë për llogari të grupve të trafikut, do përgjigjen para ligjit”, komentoi ai.
 

Një përgjigje nga shefi i maxhorancës vjen edhe për grevën e urisë së ish-të përndjekurve.
 

“Nuk negocioj kurrë me greva urie politike dhe ju e dini shumë mirë që kam precedentë për këtë (referuar këtu grevës së urisë së deputetëve socialistë në 2009). Kjo është një formë proteste politike radikale me të cilën nuk ka negociata. Unë kam respekt për cdo lloj kundërshtie ndaj meje, por këta zotërinj përdorin kamerat dhe u thonë shqiptarëvëe që nuk u është dhënë asnjë këst. Po thonë një të pavërtetë të madhe. Në mënyrë absolute secili prej tyre, ka marrë këstin e parë, ligji thotë se të dytin e marrin ata që janë mbi 65-vjec dhe se ata që nuk kanë sjellë dosjet para 2010, nuk e marrin atë”, tha Berisha.
 

Duke iu përgjigjur gazetarëve Kryeministri u ndal edhe tek debati për mandatin e Ina Ramës.
 

“Unë duhet të siguroj qytetatër shqiptarë, se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë ligjet e vendit, pavarësinë dhe ndarjen e institucioneve të vendit, kam besim të plotë tek trajtimi dhe mënyra e ushtrimit të kompetencave nga ana e presidetiti. Sic e dini Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti dhe votohet në Kuvend”, - theksoi Kryeministri.

Sa i përket koalicionit me LS-në, Berisha u shpreh se kjo bashkëjetesë po funksion më së miri. 

Në diskutimin e gjatë me median shefi i maxhorancës ka folur për shumë çeshtje të rëndësishme duke deklaruar se qeveria do bëjë gjithcka për integrimin dhe marrjen e statusit. Një batutë interesante e Kryeministrit ka ardhur edhe për debatin për reklamat.

“Ka dy realitete për reklamat. Ai i Këshillit të Ministrave që pa përjashtim të gjitha reklamat i ka ndarë në tre televizione kombëtare. Në raste të caktuara Top Channel në gjest miqësor ka kërkuara mirëkuptimin se jo në çdo kohë që duam ne mund të transmetojnë në orarin që duam. Dhe kemi treguar mirëkuptim. Por është paguar me ndershmëri për të gjitha transmetimet që ka kryer. Dhe prapë e garantoj se nëse tregohet e gatshme t`i trabnmsteojë nga Media Plan si më e përshtatshmja nuk do të ketë diskrminim. Platforma tjetër, që nga viti 2006 deri në vitin 2011 kur iku nga bashkia, milliona euro dollarë u janë dhënë vetëm tre mediave të dashura të tij, Top-Channel, Vision Plus, News 24. Pse jo Scan, Ora News, po Shijak? Merita e tyre është gënjeshtra. Nëse ka një gjë që kjo qeveri ka lënë mangut për shkak të shpenzimeve është reklama dhe informimi në media. Kemi shpenzuar 4-6 herë më pak se çdo qeveri tjetër e këtij rajoni”, vuri në dukje, Berisha lidhur me një çështje të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›