E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, vritet nga një arratisurite Trikallas, Kola, shpëton Kupa

GREQI -  Vritet nga policia Marian Kola, një nga të arratisurit e fundit të burgut të Trikallas, Greqi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka shpëtuar bashkëpunëtori i tij, Ilir Kupa. 

Përleshja e policisë me dy të burgosurit ka ndodhur në malet e Sulit, ku policia i ka ngushutuar atyre rrethimin për të mos u lejuar hyrjen në Shqipëri. Dy të burgosurit kanë vjedhur gjatë dy javëve të fundit, 3 makina dhe kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Shqipëri. Por, gjatë tentativave të tyre, kanë pasur vështirësi derisa kanë rënë mbrëmjen e djeshme, në një pritë të policisë ku ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri ndërmjet tyre.  

Si rrjedhojë e përplasjes, një polic është plagosur në këmbë ndërsa një tjetër është shtruar në spitalin e Janinës.

Redaksia online
(ar.shshqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›