E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, zgjedhjet e reja me 17 qershor, Pikramenos kryeministër

“Kryeministri i qeverisë kujdestare të Greqisë deri në zgjedhjet e ardhshme do të jetë kryetari i Këshillit të Shtetit, Panayiotis Pikramenos”, njoftoi televizioni shtetëror grek sot.

Njoftimi vjen menjëherë pas përfundimit të takimit të Presidentit Karlos Papulias me liderët e partive parlamentare në Greqi.

Pikramenos pritet të vizitojë rezidencën presidenciale pasdrekën e sotme dhe të betohet.

Televizioni shtetëror raportoi se mes liderëve të partive kishte pasur mosmarrëveshje para zgjedhjes përfundimtare të kryeministrit të ri. Lideri i Pasokut, Venizelos dhe lideri i Demokracisë së Re, Samaras, kanë kërkuar që detyrën e kryeministrit ta vazhdojë Papademos, ndërsa lideri i radikalëve të majtë, Syriza-s, Cipras, kërkoi që kryeministër të bëhej Gerasimos Arsenis, një veteran socialist dhe ish-ministër.

Në fund, Presidenti Papulias vendosi që në përputhje me kushtetutën të emëronte kreun e një prej tri Gjykatave më të larta të Greqisë.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-05-16 14:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›