Rikthehet kontrolli i plotë mbi kufijtë detarë

Projektligji u propozua nga deputeti socialist, Ilir Gjoni, i cili përcakton kufijtë detarë jugorë dhe veriorë të Shqipërisë, duke vendosur dhe koordinata të sakta.
Gjatë fjalës së tij në komision, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, sugjeroi që propozimi i PS-së të futet në ligjin "Për rojën bregdetare", sugjerim i cili u miratua në parim me konsensus nga të dyja palët.
"Edhe pse nuk ka kufij me Greqinë janë piramidat ato që tregojnë kufirin mes dy vendeve. Ne nuk jemi kundër ligjit, por ky amendim të futet në një ligj tjetër, jo tek propozimi i PS-së" tha ministri Nishani.
Ndryshimi në ligjin "Për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror" përcakton se "kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i vendosur dhe rregullohet mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar si dhe të traktateve dypalëshe ose shumëpalëshe të lidhura me shtetet e tjera dhe të ratifikuara nga Kuvendi". /Start/
2012-05-16 16:00