E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia: Nuk jemi vend që kërkon lëmoshë

“Greqia nuk do të shkojë në samit si një vend që kërkon lëmoshë. Ajo që na duhet është një mekanizëm politik për të siguruar stabilitetin e eurozonës dhe të mbështesë përpjekjet e cdo vendi. Pra, duam një zgjidhje evropiane”.

Kështu ka deklaruar ministri grek i Financave, Jorgo Papaconstantinou, në prag të samitit evropian që do të mbahet më 25 dhe 26 mars ne Bruksel.

Papaconstantinou ka bërë thirrje që për zgjidhjen e krizës së borxhit të arrihet një zgjidhje e miratuar nga liderët e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›