E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, mision i ri i BE për veriun

Një mision i ri i BE-së për veriun e Kosovës do të hapë zyrtarisht zyrat e tij në Mitrovicë nga fundi i javës.

Misioni, që do të udhëhiqet nga ambasadori italian në Prishtinë Michael Giffoni, synon të promovojë vlerat evropiane dhe të shtendosë marrëdhëniet ndëretnike në këtë pjesë të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar misionin në fjalë si një përpjekje për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Por për serbët e veriut të Kosovës misioni është i papranueshëm, pasi sipas tyre ai synon zbatimin e planit “Ahtisari”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›