Greqia Pashkë me kursime, festimet në zymtësi e krizë

Si pjesë e festimeve të Pashkëve ortodokse qindra qytetarë të Athinës morën pjesë në procesin e Epitafit. E premtja e javës së Shenjtë, tradicionalisht quhet e premtja e mirë, e ndërsa është një ditë zie në kishë që përkujton kryqezimin e Jezusit. Por festimet këtë vit kanë qenë nën hijen e vështirësive ekonomike dhe një humor zymtë iu bënte jehonë njerezve që festonin në sheshin kryesor në Athinë.
"Kjo ditë është e ndryshme. Gjërat kanë ndryshuar në botë dhe në Greqi edhe më shumë", tha një banore e Athinës.
"Unë jam shumë i pikëlluar me atë që unë shoh rreth meje. Personalisht, unë jam në rregull, unë nuk jam i uritur, por ajo që unë shoh rreth meje më bën shumë të trishtuar", tha një ish-mësues. Pas gati dy viteve të kursimit, Greqia po kalon krizën më të keqe të saj që pas Luftës së Dytë Botërore, me papunësi rekord dhe shkurtime të dhimbshme të pensioneve dhe rrogave.
Reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar së bashku me shkurtime të thella buxhetore kanë provokuar dhunë të rëndë në Athinë. Zemërimi është në rritje në Greqi me shkurtimet e tjera të pagave dhe pensioneve, shkurtime që kanë komplikuar dhimbjen nga një krizë e cila ka bërë që ekonomia të tkurret rreth 5 herë krahasuar me vitin 2008. Papunësia ka arritur shifra rekord, e ndërsa një nga dy të rinj janë të papunë.