Greqia dhe Maqedonia dërgojnë zv/ministrat e Jashtëm
Greqia dhe Maqedonia në samitin e lartë rajonal të SEECP u prezantuan me zëvendës ministrat e jashtëm. Përfaqësuesi grek, Nikolaos Chountis tha se është koha për të lënë pas modën e vjetër të nacionalizmave, ndërsa zëvendësminstrja maqedonase Draguna Kripijanovska tha se në rajon duhet bashkepunim politik ekonomik per te perballuar sfidat.
Nikolaos Chountis: Perspektiva evropiane e vendeve të rajonit do të jetë forca shtytëse për të kapërcyar këto sfida për të mbështetur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Kështu që praktiakt nacionaliste nuk duhet të kenë vend në Europën Juglindore. Takimi Europian i Ballkanit Perëndimor përbën një qëllim strategjik që do të kontribuojë në konsolidimin e paqes në Rajon. Vendi im ka punuar në mënyrë sistematikisht dhe në mënyrë intensive. Ajo që ka rëndësi janë interesat tona të përbashkëta. Ne mund të kapërcejmë dallimet tona duke kapitalizuar mbi ato cka na bashkon.
Draguna Kripijanovska: Sfidat globale kërkojnë ekonomitë tona që të përqëndrohen qartësisht në përparimin e integrimit të rajonit tonë në Europë. Duke mundësuar bashkëpunimit tonë në infrastrukturë, energjii. Ky do të ishte një inkurajim i madh për tu marrë dhe zgjidhur shumë shqetësime rajonale që përfshijnë cështjen e ndalimit të emigracionit, rritjen e punësimit. E fundit, por jo më pak e rëndësishme ne besojmë se politika e fqinjësisë së mirë nuk ka alternativë tjetër. Si një vend jenmi të gatshëm të dedikojmë të gjitha forcat për të kapërcyar dallimet tona ekzistuese dhe për të kapërcyer sfidat në struktruat ekonomike dhe politike.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter