E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tushaj me banorët e Zejmenit në Lezhë: Garoj me qytetarin, jo me kundërshtarin

“Unë nuk garoj me kundërshtarin, por me qytetarët, që të zgjidh hallet dhe problemet e tyre”. Pohimi u bë gjatë një takimi me elektoratin në komunën e Zejmenit nga kandidati i ASHE Viktor Tushaj.

Viktor Tushaj: Të ndërtojmë ato modele shërbimesh që ndikojnë në shërbimin e jetës së qytetarëve. Të gjitha shkollat e Lezhës janë të rikonstrukturuara.

Deputetja Monika Kryemadhi dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë ftuar banorët që të zgjedhin alternativën më të mirë, që garanton zhvillimin e sigurtë të zonës.

Monika Kryemadhi: Ne do duam që ju do zgjidhni mundësinë për të pasur një jetë më të mirë, par të pasur rrgë më të mira, më shumë punësim, pë rte pasur ujë në shtepitë tuaja…

“Ju jeni shpresa dhe mundësia e vetme që ky realitet i sotëm të ndryshojë, dhe është shumë e thjeshtë, bëni zgjedhjen e Duhur, Votoni Viktor Tushaj,-tha Ministrja e mbrojtjes.

Pas Zejmenit Viktor Tushaj ka takuar banorët e Zadrimës dhe është njohur me problemet e tyre si mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastrukturës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›