E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia do te dekriminalizoje perdorimin e droges per perdorim vetjak

Kriza greke ka edhe nje indeks tjeter ate te rritjes se perdorimit te droges qe statistikat e saj respektive e injorojne por e deshmojne perdite sheshet dhe rruget kryesore te vete qendres se Athines. Narkomanet kryesisht te rinj te rraskapitur dhe me veshtrim te perenduar levizin sa nga nje shesh ne sheshin tjeter per te shmangur patrullat e motorizuara policore dhe bejne allishverish me njeri tjetrin per dozen ne mes te dites ose trafikantet e vegjel apo laquovaporaqet sipas zhargonit grek. laquoBurgjet jane plot me te droguar dhe trafikantet jane jashte. Athina eshte plot me ta i thote DW nje i ri Haris sic prezantohet.

Gjithnje e me shume droge per shkak te krizes

Droga eshte tashme pjese e jetes greke edhe si deshmi e nje krize qe nuk eshte vetem ekonomike por edhe sociale. Klasa politike nderkohe po bindet se fenomeni nuk mund te perballet duke vazhduar kriminalizimin e perdoruesit dhe duke renduar buxhetin deficitar me fonde per burgjet. 40 e te denuarve mbahen neper burgje per ceshtje droge dhe 300 narkomane humbasin pervit jeten.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parlamenti grek do te dekriminalizoje drogen

Ne keto kushte qeveria socialiste e Papandreut i cili ka shprehur nje ide te tille vite me pare - nje saksi hashashi per cdo ballkon ishte shprehja e tij karakteristike - i paraqiti Komisionit te Ceshtjeve Sociale te parlamentit projektligjin qe dekriminalizon plotesisht per here te pare perdorimin personal te bimeve narkotike.

Dekriminalizimi do te lehtesoje burgjet nga mbipopullimi

Posedimi i lendeve narkotike shnderrohet nga akt i jashteligjshem ne faj ashtu si edhe kultivimi i rrenjeve te kanabis sativa ne numer dhe siperfaqe te justifikueshme per perdorim eksluziv personal. Dekriminalizimi i perdorimit eshte nje mase ne drejtim pozitiv gje qe eshte ne fuqi ne vende te tjera evropiane. Ketu mund te perfundosh ne burg. Imagjinoni qe per vitet 2007-2008 kane qene ne procedure 17.000 dosje per droge i thote DW gazetari me pervoje ne kete ceshtje Panajotis Buganis. Ne qofte se ligji sipas tij do te kete dhe fuqi paravepruese atehere do te marrin fryme edhe burgjet nga mbipopullimi i tyre.

Metadon neper spitale per terapine e narkomaneve

Risi tjeter pozitive e projektligjit eshte sanksionimi i se drejtes se te droguarit ne terapine e tij te plote neper pavione te posacme qe do te ngrihen neper spitale anekend Greqise. Tani kalojne ne perdorimin e metadonit neper spitalet publike nje preparat ne forme tabletash qe zevendeson drogen pa efektet e saj negative. Ky eshte nje zhvillim pozitiv po te kemi parasysh qe deri me sot te gjithe dyndeshin duke pritur jo me muaj por me vite para Organizmit Kunder Droges OKANA me listat e stergjata qe linin hapesire dhe per korrupsion thote Panajotis.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje joint dhe takim me lumturine Shume burgje ne Athine jane te mbushur me narkomane

Ajo qe gazetari grek pret eshte jo vetem zhdukja e listes por qe te gjithe te prekurit te perfshihen ne programet e terapise me metadon. Kemi kohen me te keqe te pritjes 7 vjet kur rasti tjeter me i keq ne B.E. eshte 6 muaj deklaroi ministri i Shendetesise Andreas Lloverdhos i cili u takua per kete problem me kryebashkiaket e Athines dhe Pireut dhe u komunikoi se funksionimi i pavioneve ne fjale neper spitale do te filloje me 10 shtator.

Mirekuptim por edhe kritika dhe akuza ndaj qeverise

Opinioni grek i cili e ndjek me vemendje problemin e mprehte social te droges duket i dyzuar. Shyqyr perdoruesi qe posedon sasi te vogla droge per perdorim vetjak nuk eshte me kriminel thote presidentja e OKANA-se Meni Malori. Ne anen tjeter jane skeptiket si afaristi Jorgos Kllonxhas Ne qofte se do te japim liri te plote do te perfundojme ne nje situate te pakontrolluar. Kete droje te opinionit komunistet dhe nacionalistet e kthejne ne akuze kunder qeverise se deshiron nje rini te droguar.

Denime me te rrepta per trafikantet

Kuadri i ri ligjor parashikon njekohesisht masa me te rrepta per trafikantet e droges qe ne rastet e renda kercenohen me burgim te perjetshem. Per ta nuk do te kete asnje favor edhe sikur te pretendojne se jane perdorues. Dispozitat e reja paraqesin nje interesim te vecante per imigracionin shqiptar me te droguarit e tij por edhe te burgosurit e shumte per droge. Nje ne cdo kater te burgosur ose rreth 2.800 vete jane shqiptare 44.5 prej te cileve per droge.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sheshi Sintagma

Efektet ne trafikun e hashashit nga Shqiperia

Dekriminalizimi sipas gazetarit Panajotis Buganis sjell me vete nje zhvillim pozitiv per vete Shqiperine. Do te reduktohet. Logjike eshte se kur dikush do te mund te kultivoje dy ose 5 rrenje ne shtepine e tij pa pasur pas tij policine do te ulet trafiku nga Shqiperia.Pergjegjesine e kesaj ceshtjeje do ta mbaje gjithsecila pale dhe nuk do te kete te drejte te shohe venger palen tjeter per katandisjen e saj perfundon gazetari grek.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›