E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Politike konseguente kursimesh

Duke patur parasysh krizën e borxheve në Europë kancelarja Angela Merkel është shprehur për një politikë konseguente kursimesh dhe për kontrollin efektiv të buxheteve kombëtare nga autoritetet e BE.

"Ne kemi nevojë për një ligj evropian që të detyrojë shtetet të respektojnë kriteret e stabilitetit", tha kancelarja në Hameln në kongresin e Unionit Kristian Demokrat të landit të Saksonisë së Poshtme.

"I nevojshëm është angazhimi i parlamenteve kombëtare, me qëllim që ato të miratojnë buxhetetet e tyre para miratimit në Bruksel. Nëse ato nuk plotësojnë kriteret e paktit të stabilitetit, duhet t'i përmirësojnë", tha Merkel. Vendosjen e obligacioneve të përbashkëta evropiane, kryetarja e qeverisë gjermane e refuzoi përsëri kategorikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›