E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Çështja e trasmetuesit  shteteror në Greqi, ERT duket se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Koalicioni qeverisës  i drejtuar nga kryeministri Antonis Samaras  ka dështuar përsëri të bien dakord mbi atë se si  duhen të rifillojnë  transmetimet  nga ERT, i mbyllur tashmë nga qeveria që javën e kaluar.

Evangelos Venizelos, lideri i PASOK-ut, tha se tani ishte “një çështje në lidhje me ekzistencën e qeverisë”.

Kryeministri grek Antonis Samaras dëshiron të zëvendësojë ERT-së me një transmetues më  të vogël. Mospajtimet brenda koalicionit mbi këtë çështje ka ngritur frikën se qeveria mund të shkojë drejt kolapsit.

Samaras dhe dy liderët e vegjël të koalicionit, Fotis Kouvelis i së majtës demokratike dhe Venizelos u takuan për të tretën here në përpjekje për të zgjidhur kundërshtitë mes tyre. Kouvelis dhe Venizelos duan rikthimin e transmetuesit publik.

Qeveria, e udhëhequr nga partia Demokracia e Re e Samaras, e mbylli ERT-në, duke e përshkruar si “një rast i mungesës së jashtëzakonshme të transparencës dhe ekstravagancës së pabesueshme”. Por, partnerët e vegjël të koalicionit u irrituan, për shkak se nuk ishin mbajtur konsulta të përbashkëta për këtë vendim. Kjo lëvizje shkaktoi edhe protesta në të gjithë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›