E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, plan për vrasjen e tij meradioaktivitet, FBI 2 arrestime

NEW YORK – FBI ka arrestuar dy burra, të cilët projektonin të vrisnin presidentin amerikan, Barack Obama.

Lajmin e bën të ditur Abc në ShBA. Një nga dy të dyshuarit kishte ndërtuar një sistem, për të shpërndarë radioaktivitet vdekjeprurës, i cili mund të shpërthehej nga distanca.

Për Fbi, objektivi potencial ishte ''një figurë politike'', por siç u identifikua nga burimet pranë hetimeve bëhej fjalë pikërisht për presidentin.

Të dy autorët donin ta dënonin presidentin Obama për politikat e tij, përgjegjëse për atentatin në maratonën e Bostonit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›