Greqia e pakënaqur nga qeveria Rama. Mediat: Ska asnjë vorioepiriot
Greqi- Kabineti i ri qeveritar duket se ka sjellë pakënaqësi edhe tek shteti grek, pasi gazeta Kathemirini përmes një shkrimi shprehet se kabineti i ri nuk ka asnjë ministër vorioepiriot.
Gazeta duket se mbron PBDNJ-në, duke shkruar se kryeministri i ardhshëm Edi Rama, ka pasur një marrëveshje me kreun e saj, Vangjel Dule, e cila nuk është zbatuar.
Në shkrim deklarohet se Rama preferoi ta shkelte marrëveshjen për të pasur një ministër me origjinë vorioepiriote. Në vijimësi shkrimi i referohet situatës politike në vend dhe asaj se çfarë e pret qeverinë e re, duke thënë se duhet të punojë shumë për të luftuar tregtinë e drogës, trafikimin e qënieve njerëzore, lojërat ilegale të fatit, etj. Gjithashtu një tjetër problem shqetësues sipas grekëve mbetet dhe tregtia e paligjshme e karburantit.