Greqia, e para në Evropë për të dënuarit me burg për jetë
Greqia është vendi i parë në Evropë për numrin e të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Sipas gazetës greke “Kathimerini”, bazuar në numrin e popullsisë në Greqi, numri i personave të dënuar për të kaluar gjithë jetën në burg, është rekord.
Në burgjet greke ka plot 1000 persona të dënuar me burg për jetë, ndërsa vendet e tjera evropiane kanë disa dhjetëra.
Raporti bën të ditur se ndër 12 912 të burgosur në Greqi, të dënuar për jetë janë 1000, kur Gjermania ka vetëm 140 e Italia 1600, por për këto shifra duhet të mbahet parasysh edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së vendeve në fjalë.
Ndërkaq, Kodi i ri Penal, i cili do të dorëzohet për votim në Parlamentin grek, parashikon disa ndryshime, që sigurojnë reduktimin e dënimeve me burgim të përjetshëm. Siç parashikon Kodi i ri, në vend të dënimit maksimal me burg, gjykata do të jetë në gjendje të imponojë edhe dënime alternative nga 15 deri 20 vjet .
Për krime të shkallës më të ulët, keqbërësit do të aplikohen dënimet nga 5 deri 15 vjet (kur dënimi maksimal aktualisht është 20 vjet), ndërsa për shkelje të tjera më të lehta do të ketë dënime nga një muaj deri në 5 vjet.
(Balkanweb)