E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri rrezikon nënstacionin në Lushnje, stakohet energjia

LUSHNJE - Kompania CEZ Shpërndarje njofton se disa zona në Lushnje, kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të rënies së një zjarri afër nënstacionit elektrik “Plasmas.

Për shkak të zjarrit, CEZ është detyruar të stakojë fiderat 6 kv, e për pasojë momentalisht kanë ngelur pa energji elektrike Bashkia e Lushnjes, komunat Krabunare , Golem e Kolonjë.

CEZ siguron se po punohet për rikthimin sa më shpejt të energjisë. 

(m.s/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Defekti në fiderin C2, CEZ Shpërndarje: Ja zonat pa energji në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›