Greqia edhe nje muaj afat

Pas vendimit te ministrave te financave per te shtyre takimin per ne nentor qeveria ne Athine ka ngritur alarmin se ka para per pagat dhe pensionet edhe per nje muaj.
Lajmi eshte njoftuar nga ministri i financave Venizelos pas kthimit te tij nga Luksemburgu ku ishte parashikuar mbajtja e nje takimi per levrimin e kestit te gjashte prej 8 mld euro per Greqine. Ne mund te presim deri ne mesin e muajit nentor. Nese ndihma do te vononte atehere vendi do te shkonte drejt falimentimit mesohet te kete deklaruar Venizelos. Nderkohe Sipas te dhenave te pakonfirmuara qeveria synon te shfrytezoje nje rezerve te fundit prej 15 miliarde eurosh nga nje fond per stabilizimin e bankave fond i ngritur ne vitin 2008 deri ne marrjen e kestit te rradhes nga be e fmn. Nderkohe pavaresisht anullimit te takimit shefi i eurozones Junker eshte perpjekur te jete optimist me deklaratat e tij.Askush nuk foli per tezen e falimentimit te Greqise do te behet gjithcka per ta shmangur kete dhe askush nuk foli per daljen e Greqise nga zona euro. I kam mohuar vazhdimisht zerat se Greqise do ti kerkohet te dale nga euro si edhe ato qe kane te bejne me nje falimentim te mundshem. Me heret mediat ne greqi shkruajne se si pasoje e krizes ekonomike Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka diskutuar mbi dy here ne tre javet e fundit me bahskepunetoret e tij te ngushte per te dhene doreheqjen.