Greqia feston Pavarësinë nën masa të rrepta e frikës për protesta
Të tjera rreth shkrimit Dje u festua në Korçë
ATHINE- Greqia feston sot 192 vjetorin e pavarësisë nga pushtimi i Perandorisë turke. Në parakalimet tradicionale ushtarake me rastin e festës kombëtare të Greqisë, nëpër podiumet festive do të mungojnë qeveritarët dhe zyrtarët e lartë të qeverisë, në mënyrë që të shmangen trazirat dhe protestat spontane të popullit që do të grumbullohet nëpër sheshe e rrugë.
Pavarësisht se edhe këtë vit, ashtu si në vitet e fundit, masat e sigurisë do të jenë tepër të rrepta, parakalimet do të zgjasin më pak se vitet e mëparshme. Qeveria për të shmangur revoltat dhe protestat spontane të anëtarëve të saj, të cilët do të jenë në podiume, do të përzgjedhë nivele më të ulëta përfaqësimi, në mënyrë që të mos nxisë revolta.
Parakalimin do ta ndjekin zyrtarët qeveritarë, deputetë dhe udhëheqja ushtarake e Greqisë, ndërkohë që personat që do të lejohen nëpër sheshe e bulevarde do të jenë të pajisur me ftesa të posaçme emërore dhe do të kontrollohen imtësisht.
Të gjitha këto masa merren, pasi ekziston frika e trazirave dhe manifestimeve. Në Athinë qendra do të jetë krejtësisht e bllokuar dhe e izoluar. Forca të shumta policore do të krijojnë një kordon rreth podiumit të zyrtarëve të lartë si edhe gjatë gjithë bulevardit nga do të kalojnë forcat ushtarake.
Gjatë gjithë parakalimit do të patrullojnë nga ajri helikopterë të policisë, ndërkohë qe edhe gazetarët dhe fotoreporterët do u nënshtrohen kontrolleve të imtësishme dhe duhet të kenë lejet e posaçme të hyrjes në sheshin qendror të Athinës.
Drejtoria e Përgjithshme e policisë së Athinës deklaron se ka përpunuar planin e evakuimit emergjent të sheshit ku zhvillohet parakalimi, ne rast trazirash të dhunshme.
Por sipas zyrtarëve të policisë dhe qeverisë, synimi i është që të mos anullohet apo ndërpritet parakalimi.
(sg/shqiptarja.com)