E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia kërkon investime nga Kina

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ndodhet në Kinë, për të nënshkruar marrëveshje  tregëtare.

Ai ka takuar kryeministrin kinez, Li Kekian, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje në fushën e transportit detar dhe të telekomunikacionit.

Li ka shfaqur shpresën se dy vendet mund të dyfishojnë tregtinë e dyanshme deri në vitin 2015, e cila aktualisht kap vlerën e 3.38 miliardë dollarëve.

Samaras ndodhet në Pekin me dhjetëra biznesmenë dhe disa ministra.

Greqia po lufton me krizën e borxheve.

Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe qeveria shpreson që kompanitë e saj të investojnë rreth 500 miliardë dollarë jashtë vendit në vitet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›