Greqia kopjon Shqiperine, vendi si ne 97-en

Situata eshte teper tragjike dhe duket se do te kalojme ne naten e peste te protestave. Nga ana e saj, policia nuk ka qene e pranishme ne disa zona te Athines, duke u lene mundesi hajduteve qe te plackisin dyqanet.
Deri tani jane arrestuar 200 persona, shumica e te cileve greke, por edhe emigrante, mes te cileve shqiptare, te cilet akuzohen se kane blere mallrat e vjedhura.
Situata ne Greqi mund te krahasohet pa frike me 97-en ne Shqiperi.
Nderkohe, mes autoriteteve greke kane lindur polemika lidhur me vleren e demeve te shkaktuara. Dhoma e Tregtise ka deklaruar se vetem per Athinen demi eshte 200 milione euro, ndersa qeveria ka saktesuar se 200 milione eshte ne total dhe se per kryeqytetin demet llogariten ne 50 milione.
Kryeministri Karamanlis u ka premtuar ndihma bizneseve te demtuara, perkatesisht 10 mije euro ne forme kesh.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code