Uizner: Ahtisari e meriton Nobelin per Paqen

“Kam pasur nderin dhe kenaqesine ta njoh Ahtisarin per tre dekada. Bashkepunimin me te ngushte me te e pata gjate ceshtjes se statusit te Kosoves. Ai ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem per kete ceshtje dhe paqen boterore”, ka pohuar Uizner ne nje interviste per VOA.
Duke e vene theksin pikerisht tek ceshtja e Kosoves, diplomati amerikan ka theksuar se tashme pavaresia eshte e pakthyeshme dhe se misioni EULEX do te ndihmoje ne perforcimin e saj.
“Pavaresia e Kosoves dhe misioni EULEX jane te parashikuar ne planin “Ahtisari”, i cili eshte korniza e pavaresise se Kosoves dhe do te jete i tille per disa vite. 10 muajt e pare te pavaresise kane shkuar shume mire. Nderkohe qe ka filluar pune edhe EULEX ne te dyja anet e lumit Iber. Enderra e Kosoves po realizohet”, ka deklaruar Uizner.
Me tej ai ka shprehur bindjen e tij se administrata e re amerikane nuk do ta ndryshoje politiken e saj ndaj Kosoves dhe ndaj Ballkanit ne teresi.
“Politika e administrates se re per Kosoven perputhet me ate te administrates se kaluar. Ne kemi mbeshtetur zgjidhjen e problemeve te Ballkanit, per te cilat ekziston mbeshtetja e te dyja paleve te Senatit. Qendrimi i kesaj administrate lidhur me kete ceshtje eshte i njejte me ate te administrates Bush dhe Clinton”, ka shtuar Uizner.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code