E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia merr 3.2 miliarde euro nga BE dhe FMN

Greqia ka marrë fondin shpëtimtar prej 3.2 miliardë eurosh, pjesë e paketës së ndihmës financiare nga BE dhe FMN, për shtetin e përfshirë nga kriza e borxheve. Shefja e re e FMN-së, Kristin Lagard theksoi se pakoja e shpëtimit për Greqinë do të japë rezultate të rëndësishme.

FMN njofton se Athina ka bërë përparim në reforma dhe parashikoi se vendi do t’i kthehet rritjes pozitive ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2012.

Sipas Lagard, program i shpëtimit po sjell rezultatet si reduktim i defiçitit fiskal, ballnacim të ekonomisë dhe rritje të konkurrencës. Gjithsesi, shton shefja e FMN-së, Greqia ka përpara ende shumë sfida, si ato të implementimit të reformave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›