E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murdoch ne Londer. Merr ne dore krizen e tabloidit

Ndërsa gazeta më e shitur në Britani, “News of thë World” përgatit numrin e saj të fundit, Rupert Murdoch pritet të mbërrijë në Londër për të marrë vetë në duar menaxhimin e krizës që ka përfshirë perandorinë e tij mediatike, News Corp, pas skandalit të përgjimeve telefonike.

Laburistët në Britani i kanë shkruar kreut të qeverisë, David Camerun, duke kërkuar caktimin e menjëhershëm të gjykatësit që do të drejtojë hetimin mbi skandalin. Ky i fundit ka marrë edhe përmasa politike, pasi një ditë më parë policia arrestoi ish-zëdhënësin e Kamerun, Endi Kelson, ish- drejtues botimi në “News of thë World”, i cili më vonë është liruar me kusht.

Kelson mohon akuzat që janë ngritur kundrejt tij, ndërsa kryeministri Cameron, duke mbrojtur vendimin e punësimit në 2007, tha se kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë që nuk funksionoi. Mirëpo, Cameron premtoi rregulla të rrepta dhe një hetim të plotë, jo vetëm për skandalin në vetvete, por edhe për dështimin e policisë dhe politikës në parandalimin e tij. Gjithashtu, një hetim i dytë do të shqyrtojë etikën dhe kulturën në shtyp.

Ndërkohë në Britani, spekulimet nuk kanë të mbaruar, tashmë shtrohet edhe argumenti sesi Murdoch do të mbulojë mungesën e një tabloidi në perandorinë e tij, pas mbylljes së “News of the World” dhe dëmtimit të imazhit.

Analistët e medias thonë se nuk ka gjasa që News Corp të mbetet pa tabloidin e së dielës për një kohë të gjatë, duke u lënë konkurrentëve hapësirë të lirë në reklama dhe shitje. Aksionet e gazetave “Mail on” “Sunday” dhe “Sunday Mirror” u rritën, pasi analistët i cilësuan si përfitueset e mundshme nga kriza e thellë e NewS Corp dhe mbyllja e “News of the World”. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 09 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›